Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta SHQIP: Kerry takim me opozitën siriane në Romë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Kerry takim me opozitën siriane në Romë
Feb 28th 2013, 17:59

kerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar liderin e opozitës siriane, Moaz al-Khatib, para fillimit të takimit të "Miqve të Sirisë" në Romë.

Këto kanë qenë bisedimet e para të Kerry-t me al-Khatibin, i cili kryeson Koalicionin Kombëtar të Sirisë.

Kerry pritet të bëjë sot publike ndihmën shtesë, por "jo vdekjeprurëse", të SHBA-së për opozitën siriane.

Të mërkurën, Kerry ka thënë se Uashingtoni po shqyrton mënyrat për të përshpejtuar tranzicionin politik në Siri dhe se opozitës i duhet më shumë ndihmë për të rrëzuar presidentin Bashar a-Assad.

Konflikti ndërmjet protestuesve antiqeveritarë dhe forcave të regjimit në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Regjimi ka shtypur dhunshëm kundërshtarët.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 70 000 njerëz kanë humbur jetën në dy vjet trazira.

28 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Kerry takim me opozitën siriane në Romë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment