Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta SHQIP: Jemen, gjykata dënon për trafik armësh 3 marinarët shqiptarë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Jemen, gjykata dënon për trafik armësh 3 marinarët shqiptarë
Feb 17th 2013, 16:35

Marinare_Durrsake_Jemen_01-520x250Gjykata e Jemenit ka dënuar me nga 6 vjet burg kapitenin dhe dy marinarët shqiptarë të anijes "EOS", që transportonte 179 ton municione dhe që u sekuestrua nga autoritetet vendase dhjetorin e kaluar, në portin e Mukalla. Vendimi u mor sot nga një trup gjykues, që e dha dënimin për kapitenin Ari Bakillarin dhe 2 marinarët shqiptarë, Mihail Cangonji dhe Nezir Shahaj, të cilët u shpallën fajtor për akuzën "për posedim dhe trafik municionesh shpërthyese".

Sipas akuzës, anija ka hyrë në ujërat territoriale të Jemenit nëpërmjet portit të Mukallas, nën pretekstin e furnizimit me karburant, dhe marinarët kanë bërë deklarata të rreme para autoriteteve të Jemenit. Prokuroria arsyeton se marinarët kanë transportuar në bordin e anijes materiale të rrezikshme, në kundërshtim me ligjet e Jemenit dhe me rregullat dhe konventat ndërkombëtare.

Ata akuzohen se do ta kalonin dërgesën në destinacione të organizatave të dyshimta apo grupe ilegale, që do të rrezikonte sigurinë e shoqërisë. Në vendimin e gjykatës, ngarkesa e anijes greke EOS u vlerësua e paligjshme, ndërsa kompania greke u deklarua se kishte dijeni për këtë trafik. Anija "EOS" që i përket kompanisë greke "Eos Navigation SA" është konfiskuar bashkë me ngarkesën për llogari të shtetit të Jemenit. Dy marinarët indianë, pjesë të ekuipazhit do të dëbohen brenda 40 ditësh nga Jemeni, pasi anija të ketë shkarkuar ngarkesën e saj në magazinat e ushtrisë së këtij vendi.

Sipas informacioneve të deritanishme, dy marinarët shqiptarë janë dërguar në burgun e Mukallës në pritje të apelimit të çështjes, ndërsa kapiteni Arif Bakillari u dërgua sërish në spital pas problemeve kardiake që ka shfaqur kohët e fundit.

17 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Jemen, gjykata dënon për trafik armësh 3 marinarët shqiptarë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment