Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta SHQIP: Jakup Krasniqi: Nuk largohem nga PDK

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Jakup Krasniqi: Nuk largohem nga PDK
Feb 25th 2013, 18:32

jakup-krasniqiVetëm pak ditë pasi tha se refuzon të jetë pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka dhënë fund pyetjeve nëse do ta braktisë PDK-në për ndonjë parti tjetër.

Ish-sekretari i deritanishëm i PDK-së i ka quajtur të pavërteta pretendimet se ai mund të kalojë në ndonjë parti tjetër.

"Unë nuk kam ç'të shtoj për atë që e kam thënë, veç një gjë mund t'ju sqaroj që nuk mendoj të ndërroj subjektin politik për subjekt politik", ka deklaruar Krasniqi.

Pavarësisht kësaj, mediat në Prishtinë shkruajnë se Krasniqi mund të formojë një parti të re. Ndërkohë, i pyetur se a i frikësohet shkarkimit eventual, ai ka thënë se nuk e ka problem të përballet me këtë.

"Gjithçka që është në shërbim të proceseve demokratike jam i gatshëm të përballem dhe nuk ka problem për këtë", ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk ka ndonjë ofertë nga partia e tij për zotin Krasniqi.

Beqiri ka thënë se nuk ka pasur ndonjë iniciativë në Kuvend për shkarkimin e Krasniqit, por edhe sikur të kishte LDK nuk do ta përkrahte PDK-në.

"Fatkeqësisht, nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga PDK-ja, prandaj kërkesat e tyre që do të vijnë i konsiderojmë të tilla që nuk janë të hajrit, siç thuhet në popull dhe që nuk meritojnë t'i përkrahim", ka thënë Beqiri.

Këto komente u bënë pas mbledhjes së Kryesisë ku u vendos që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca të Kuvendit. Më 28 shkurt, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të raportojë në Kuvend për takimin fundit me kryeministrin serb.

Ndërkaq, më 1 mars do të ketë debat parlamentar i kërkuar nga lëvizja Vetëvendosje lidhur me protestën e 10 shkurtit 2007.
25 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Jakup Krasniqi: Nuk largohem nga PDK burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment