Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta SHQIP: iWatch, sfida e radhës e ‘Apple’

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
iWatch, sfida e radhës e 'Apple'
Feb 12th 2013, 17:23

iwatch

iWatch mendohet të jetë sfida e radhës e gjigantit teknologjik, 'Apple'. Ndërsa Google po investohet maksimalisht në ato që quhen 'syzet inteligjente', kompania amerikane po punon për hedhjen në treg të një "ore inteligjente" që do të shfrytëzojë sistemin operativ të "Apple", iOS, do të jetë transparente dhe e lidhur me pulsin e personit që do ta mbajë në dorë.

Tim Cook, zotëruesi i Apple, që e trashëgoi kompaninë pas vdekjes së themeluesit të saj, Steve Jobs, nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për të hyrë në tregun e orëve, i frymëzuar nga FuelBand, ora e Nike që përdoret si matës kohe nëpër eventet sportive dhe komunikon me iPhone nëpërmjet një aplikacioni të përshtatur posaçërisht për të.

Dhjetorin e kaluar portali kinez Tech.163 shkruante se Apple po përgatitet për të hedhur në treg orën transparente me ekran 1.5 polësh, e aftë për t'u lidhur me Bluetooth me gjithë produktet e tjera të Apple.
Por ora e re e Apple nuk do synojë të konkurrojë produktet e tjera të markës, do të jetë thjesht një aksesor shtesë i tyre, sidomos i iPhone.

12 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

iWatch, sfida e radhës e 'Apple' burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment