Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta SHQIP: Gërdeci, familjarët e viktimave kërkojnë vazhdimin gjykimit ndaj Mediut

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Gërdeci, familjarët e viktimave kërkojnë vazhdimin gjykimit ndaj Mediut
Feb 22nd 2013, 18:14

Zamira Durda, nena e Edison Durdes, djali 6 vjecar qe humbi jeten se bashku me 25 persona te tjere ne tragjedine e GerdecitFamiljarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë kërkuar sërish vazhdimin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ata kanë zhvilluar sot një protestë përpara godinës së akuzës qendrore dhe kanë kërkuar nga Kryeprokurori Adriatik Llalla të nisë sa më parë hetimet ndaj Mediut, si një nga përgjegjësit e shpërthimit të 15 marsit 2008.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit dha vendimin për 29 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit, ku 26 persona humbën jetë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Treshja gjykuese vendosi ulje të dënimit për tre nga të akuzuarit kryesor të procesit.

Ish-kreu i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, u dënua me 15 vite burg, nga 18 vite që e kishte dënuar Gjykata e Shkallës së Parë. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Pinari do të qëndrojë vetëm 10 vite në burg. Ish-administratori i kompanisë “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgji dhe ish-drejtori i Fabrikës së Demontimit të armëve, Dritan Minxolli përfituan ulje të dënimit me 1/3. Në bazë të këtij reduktimi, Mihal Delijorgji dënohet me 7.5 vjet burg, ndërsa Dritan Minxolli me 12 vjet burg. Edhe për këta dy të pandehur, Gjykata e Apelit ka vendosur të aplikojë përfundimisht gjykimin e shkurtuar.

22 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Gërdeci, familjarët e viktimave kërkojnë vazhdimin gjykimit ndaj Mediut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment