Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta SHQIP: Gazsjellësi TAP, Berisha firmos vendimin për marrëveshjen Shqipëri-Greqi-Itali

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Gazsjellësi TAP, Berisha firmos vendimin për marrëveshjen Shqipëri-Greqi-Itali
Feb 12th 2013, 15:13

TAPKryeministri Berisha firmosi ditën e sotme vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), marrëveshje e cila pritet të firmoset nesër të Athinë nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto.

Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit të TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë.

Ky projekt veçanërisht për Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.

Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.

12 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Gazsjellësi TAP, Berisha firmos vendimin për marrëveshjen Shqipëri-Greqi-Itali burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment