Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta SHQIP: Elbasan, 60-vjeçari vritet me çifte në oborr të shtëpisë, ndalohet e shoqja

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Elbasan, 60-vjeçari vritet me çifte në oborr të shtëpisë, ndalohet e shoqja
Feb 17th 2013, 16:50

skene-krimi-mos-kalo1Një 60-vjeçar është gjendur i vrarë me armë gjahu në një fshat të Elbasanit, ndërkohë që policia ka shoqëruar si autore të dyshuar të ngjarjes, bashkëshorten e tij. Burimet policore sqarojnë se Faik Poka me banim në Xibrakë të komunës Labinot Fushë, u gjet pa jetë në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas të dhënave paraprake rezulton se vrasja është kryer me armë gjahu në distancë të afërt në kokë dhe gjoks. Pas hetimeve intensive të Policisë së Elbasanit, uniformat blu kanë ndaluar si autore të dyshuar, bashkëshorten e viktimës, e cila vuante nga depresioni.

Çifti Poka jetonte i vetëm, pasi 6 fëmijët e tyre, vajza dhe 5 djemtë jetojnë në emigracion. Blutë e Elbasanit po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të hedhin dritë mbi krimin.

17 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, 60-vjeçari vritet me çifte në oborr të shtëpisë, ndalohet e shoqja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment