Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta SHQIP: Ekzekutimi i Lamajt, ndalohet në Selanik dy të dyshuar, njëri nga të cilët Arben Frroku

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Ekzekutimi i Lamajt, ndalohet në Selanik dy të dyshuar, njëri nga të cilët Arben Frroku
Feb 25th 2013, 18:10

arben frroku

Arben Frroku, biznesmeni nga Tirana që është konfliktuar më parë me Dritan Lamajn

Arrestohet dy të dyshuar kryesorë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Sipas informacioneve nga policia, rreth orës 14:30 janë vënë në pranga dy persona në qytetin e Selanikut në Greqi, që dyshohen si ekzekutorë të ish shefit të komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj.

Ndalimi i këtyre dy persona është bërë i mundur pas një pune hetimore intensive mes policisë shqiptare dhe asaj greke. Nga informacionet paraprake mësohet se njëri prej të ndaluarve është Arben Frroku, biznesmeni me të cilin kryekomisar Lamaj ka pasur një konflikt disa muaj më parë, çështje që ishte hetuar edhe nga prokuroria, ndërsa i arrestuari tjetër është identifikuar si shtetasi Jak Jaku.

Në momentin e ndalimit atyre u është gjetur edhe 1 automatik kallashnikov dhe qindra fishekë.

Arrestimi i Frrokut dhe Jakut është konfirmua edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ndërsa mësohet se e kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale .

Sipas policisë, Frroku është shpallur në kërkim që ditën e djeshme menjëherë pas ngjarjes, pasi nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e tij, si një prej të dyshuarve kryesorë të vrasjes nisur nga konfliktet që kishte pasur me Lamajn, nuk është gjetur.

25 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Ekzekutimi i Lamajt, ndalohet në Selanik dy të dyshuar, njëri nga të cilët Arben Frroku burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment