Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta SHQIP: Dorëheqja e Papës, si pasojë e një skandali homoseksual mes priftërinjve

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Dorëheqja e Papës, si pasojë e një skandali homoseksual mes priftërinjve
Feb 22nd 2013, 19:06

A Swiss guard at the VaticanGazeta italiane La Repubblica jep raportin shpërthyes: disa priftërinj gej u shantazhuan nga jashtë, gjë që solli dorëheqjen e Papës Benedikt.

Një raport shpërthyes ka lidhur dorëheqjen e Papës Benedikt XVI me zbulimin e një rrjeti priftërinjsh gej në Vatikan, disa prej të cilëve, po shantazhoheshin nga jashtë. Zëdhënësi i papës refuroi të mohojë apo të konfirmojë raportin e publikuar fillimisht nga gazeta italiane La Repubblica.

Gazeta tha se papa e mori vendimin më 17 dhjetor dhe se do të dorëhiqej, në ditën kur mori një dosje të hartuar nga tre delegatë mbi të ashtuquajturin Skandali Vatileaks.

Majin e kaluar, shërbyesi i Papës Paolo Gabriele, u arrestua dhe u akuzua se kishte vjedhur korrespondencën e Papës, disa letra ku tregohej se Vatikani qe një fole intrigash.

Sipas gazetës La Repubblica, dosja e përbërë nga dy volume me mbi 300 faqe është vendosur në një kasafortë dhe do t'i dorëzohet papës së ardhshëm.

Gazeta tha se kardinalët kanë përshkruar një numër fraksionesh, përfshirë një fraksion, anëtarët e të cilëve "janë të bashkuar nga orientimi sektual".

Në dukje duke cituar raportin La Repubblica tha se disa zyrtarë të Vatikanit kanë qenë subjekt i "ndikimit të jashtëm" nga keqbërës që kishin lidhje me "botën njerëzore." Gazeta tha se kjo qe një referencë e qartë për shantazhin.

Gazeta citoi një burim "shumë pranë atyre që e shkruan raportin" i cili tha: "Çdo gjë sillet rotull mosrespektimit të urdhëresave gjashtë dhe shtatë."

Udhëresa e shtatë është kundër vjedhjes. E gjashta ndalon tradhëtinë bashkëshortore, por në doktrinën katolike përdoret më shumë për të ndaluar aktet seksuale.

Gazeta italiane thotë se raporti i hartuar nga disa kardinalë ka identifikuar disa vende përreth Romës. Në këto vende përfshihet edhe një vilë në periferi, një sauna dhe një sallon bukurie në qendër.

At Federico Lombardi, zëdhënësi i Vatikanit tha: "Asnjë nga kardinalët e komisionit dhe as unë nuk do të bëjmë komente për të konfirmuar apo mohuar gjërat që janë thënë mbi këtë çështje. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta."

Ai shtoi se interpretimet e raportit po krijojnë një "tension, që është e kundërta e asaj që dëshiron papa dhe kisha", në pritje të konklavës së kardinalëve që do të zgjedhë pasardhësin e Benediktit.

Një gazetë tjetër italiane, Corriere della Sera, përshkroi raportin në fjalë menjëherë pas dorëheqjes së papës si "turbullues".

Komisioni me tre anëtarë për hetimin e skandalit Vatileaks u drejtua nga kardinali spanjoll Julián Herranz. Ai u ndihmua nga kardinali Salvatore De Giorgi, ish-kryepeshkop i Palermos dhe kardinali sllovak Jozef Tomko.

Papa Benedikt dha dorëheqjen pak ditë më parë. Që kur njoftoi tërheqjen ai duket se iu referua komploteve brenda Vatikanit kur tha se ato "dëmtojnë imazhin e kishës," si dhe paralajmëroi ndaj "tundimeve të pushtetit."

Ai është papa i parë në 700 vjet që jeo dorëheqjen.

Dorëheqja e Papës, si pasojë e një skandali homoseksual mes priftërinjve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment