Pages

Monday, February 11, 2013

Gazeta SHQIP: Çmimet ‘Grammy’, triumfon Gotye me “Somebody That I Used to Know”

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Çmimet 'Grammy', triumfon Gotye me "Somebody That I Used to Know"
Feb 11th 2013, 16:48

gotyeAlbumi “Babel”, nga rokerët britanikë Mumford & Sons ka fituar çmimin "Albumi i Vitit" në edicionin e 55 të çmimeve Grammy në Los Anxhelos.

Grammy-t e tjera për vitin 2012 të ndara në ditën e diel duke përfshirë çmimin produksioni më i mirë iu dhanë artistit belgo-australian Gotye për "Somebody That I Used to Know", i cili fitoi edhe dy çmime të tjera në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy.

Gotye fitoi edhe çmimin e albumit më të mirë të muzikës alternative dhe performancën më të mirë duo me këngëtaren Kimbra, pikërisht me këngën 'Somebody That I Used To Know'.
Grupi "Fun" nga Nju Jork fitoi çmimin Kënga e Vitit për "We Are Young". Ky grup gjithashtu fitoi edhe çmimin "Artisti më i mirë i ri".

Grupi "Black Keys" fituan çmimin për albumin më të mirë rock, ndërsa Drake u nderua për albumin më të mirë rap.
Jay-Z dhe Kanye West fituan nga tre çmime për bashkëpunimin e tyre 'Watch The Throne'. Reperët fituan çmimin e performancës më të mirë rep, bashkëpunimit më të mirë rep dhe këngës më të mirë rep.

Ish-anëtari i 'Beatles', Paul McCartney me " Kisses on the Bottom" fitoi çmimin vokali më i mirë i albumit pop.

11 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Çmimet 'Grammy', triumfon Gotye me "Somebody That I Used to Know” burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment