Pages

Wednesday, February 27, 2013

Gazeta SHQIP: BB6, Xhimi-Elonës: Ti je më e përmbajtura nga vajzat këtu brenda

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
BB6, Xhimi-Elonës: Ti je më e përmbajtura nga vajzat këtu brenda
Feb 27th 2013, 19:09

xhimi-elonaElona dhe Xhimi ndodhen në kuzhinë dhe merren me larjen e enëve dhe gatimin. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë me njëri-tjetrin. Xhimi pyet Elonën për origjinën e saj dhe ajo i përgjigjet se është nga Tirana. Më pas ata bisedojnë për karakterin e Elonës.

Xhimi i thotë se ajo i duket ndryshe nga vajzat e tjera dhe se nuk flet shumë. "Ti je më e përmbajtura këtu brenda" – i thotë Xhimi dhe Elona i përgjigjet se ajo është serioze në përgjithësi. Më tej Xhimi e pyet nëse familja e saj e ka përkrahur futjen e saj në shtëpinë e Big Brother dhe Elona i përgjigjet se ata e kanë përkrahur sepse kanë besim tek ajo.

Elona thotë se një pjesë e banorëve në shtëpi mendojnë se ajo është shumë misterioze, por sipas saj kjo nuk është e vërtetë, por është natyra e saj serioze që e bën të sillet në mënyrë shumë të përmbajtur. "Unë kështu jam sjellë gjithmonë, nuk më pëlqen që të sillem ndryshe", thotë Elona dhe Xhimi përkrah mendimin e saj.

Kështu për disa minuta ata ndajnë mendime të përbashkëta në lidhje më ato që mund të thonë banorët e tjerë, apo me mënyrën e sjelljes së secilit në shtëpi.
"Unë nuk mendoj se çfarë do të thonë të tjerët, sepse nëse do ta bëja do të isha gjithmonë i kontrolluar, nuk sillem dot në mënyrë të kontrolluar gjatë gjithë kohës", thotë Xhimi. Ndërsa Elona shton pas tij "mua nuk më interesojnë se si sillen të tjerët këtu, mjafton të mos më cenojnë mua", dhe më pas largohet, ndërsa Xhimi vazhdon me gatimin.

27 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

BB6, Xhimi-Elonës: Ti je më e përmbajtura nga vajzat këtu brenda burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment