Pages

Friday, February 15, 2013

Gazeta SHQIP: Asteroidi ‘2012 DA 14’ ‘viziton’ Tokën mbrëmjen e sotme më afër se kurrë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Asteroidi '2012 DA 14' 'viziton' Tokën mbrëmjen e sotme më afër se kurrë
Feb 15th 2013, 16:28

asteroidiËshtë duke mbërritur: asteroidi 2012 DA14 i afrohet Tokës mbrëmjen sotme (15 shkurt) më afër se kurrë në vrojtimet që njeriu i ka bërë hapësirës dhe fenomeneve qiellore.

Asteroidi '2012 DA14' është vrojtuar nga astronomët që prej një viti, pasi u zbulua nga një observator spanjoll shkurtin e shkuar, dhe gjatë kësaj periudhe ai ka qenë 4 mln km larg tokës, por sot në mbrëmje, afërsisht rreth orës 20:45 me orën tonë lokale, ky asteroid ta shkurtojë distancën me Tokën në nivelin rekord, që nuk e ka arritur deri më tani asnjë trup tjetër qiellor, 27 700 km.

Edhe pse asteroidi 2012 DA14 është objekti më i madh ndonjëherë që ka kaluar kaq afër Tokës, specialistët e Agjencisë Hapësinore NASA, sqarojnë se mundësia që ai të përplaset me Tokën është zero.

Asteroidi me një diametër prej 50 metrash, pritet që distancën më të afërt me Tokën ta ketë rreth orës 20 e 45 dhe vendi ku do t’i afrohet më tepër Tokës do të jetë Oqeani Indian.

15 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Asteroidi '2012 DA 14' 'viziton' Tokën mbrëmjen e sotme më afër se kurrë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment