Pages

Sunday, February 24, 2013

Gazeta SHQIP: 1 milion britanik rrjedhin nga romakët

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
1 milion britanik rrjedhin nga romakët
Feb 24th 2013, 17:45

pasardhes te romakeveNjë milion britanikë mund të jenë pasardhës të drejtpërdrejt të legjionarëve romakë, të cilët pushtuan para 2 mijë vjetësh Anglinë dhe Wellsin, tregon një hulumtim i ADN-së.

Romakët u tërhoqën vrullshëm nga rajoni i Anglisë dhe Wellsit  qysh në shekullin e 5, duke lënë pas gjurmë të pushtimit, siç është Muri i Hadrianit, qytete, rrugë dhe kampe.

Por, sipas një studimi të ri shkencor, ka shumë mundësi që treguesit më qëndrueshëm të trashëgimisë së tyre gjenden në gjenet e atyre që sot popullojnë rajon e ish-perandorisë romake, duke qenë se sipas shkencëtarëve, një milion britanikë e kanë gjenezën drejtpërdrejt nga romakët

muri i hadrianit

Muri i Hadrianit, Angli, i ndërtuar gjatë pushtimit romak 2 mijë vjet më parë

Një hulumtimi gjenetik, në të cilin u përshinë 5.000 njerëz, ka treguar se ka mundësi që më tepër se 4 milionë njerëz nga Wellsi dhe nga Anglia të bartin në vete nënshkrimin gjenetik, origjina e të cilit është në Itali.

Edhe pse është e pamundur të kuptohet nëse treguesit gjenetik të ndonjë personi i përkasin periudhës së pushtimit romak, dhe jo para apo pas kësaj periudhe, studiuesit pohojnë se dyndja e qindra mijëra ushtarëve romakë në zonën e Anglisë dhe Wellsit janë përgjegjës për treguesin e të paktën një të katërtës së totalit, pra rreth 1 milion persona.

Kjo teori përforcohet edhe më tepër po të merret parasysh fakti se mostrat e ADN-së që vërtetojnë këtë fakt, tregojnë se në Irlandë, ku nuk ka pasur invazion romak dhe në Skoci, ku pushtimi ishte i pjesshëm, gjenet romake janë fare të rrallë.

24 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

1 milion britanik rrjedhin nga romakët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment