Pages

Friday, November 30, 2012

Gazeta SHQIP: Damasku “fik” internetin dhe fluturimet

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Damasku "fik" internetin dhe fluturimet
Nov 30th 2012, 09:45

Pritet një operacion i madh "pastrimi" nga forcat e qeverisë diktatoriale

Rebelët e Sirisë luftuan kundër forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad në periferi të Damaskut gjatë ditës së djeshme, gjë që solli edhe mbylljen e rrugës kryesore për tek aeroporti ndërkombëtar, ndërsa kompania me bazë në Dubai Emirates pezulloi fluturimet drejt kryeqytetit të Sirisë. Banorët raportuan gjithashtu se lidhjet e internetit me kryeqytetin qenë mbyllur, ndërsa komunikimet me telefon kabllor apo celular po punonin vetëm në mënyrë sporadike. Ky konsiderohet si shkëputja më e madhe e komunikimit me Sirinë që kur filloi kryengritja.

Gjatë dy javëve të fundit, rebelët janë parë duke pushtuar baza të ushtrisë në të gjithë vendin, duke ekspozuar humbjen e kontrollit të Assad nga rajonet veriore dhe lindore, pavarësisht fuqisë së madhe ajrore që disponon.

Rebelët dhe aktivistët thanë se luftimet në rrugën për në Aeroportin e Damaskut qenë më të ashpra se kurrë. Një zëdhënës i rebelëve tha se po bëjnë avancime duke kapur rrugët dytësore të zonës.

"Nuk ka luftime drejtpërsëdrejti përreth aeroportit; luftimet kryhen 3 apo 4 kilometra më larg, tha ai. Sipas planit të rebelëve, një pushtim i mundshëm i aeroportit do të ndalojë qeverinë të importojë armë. Por burime nga qeveria e Damaskut thanë se kanë nisur një "operacion pastrimi", pjesë e të cilës qe edhe bllokimi i mjeteve të komunikimit. Kompanitë e specializuara të internetit njoftojnë se komunikimi me Damaskun është ndërprerë pas mesditës. Emirates njoftuan ndërprerjen e fluturimeve të tyre të përditshme "deri në një njoftim të dytë", por kompani të tjera ajrore vijuan operacionet. "Egipt Air" njoftoi se e ka instruktuar pilotin e avionit të saj të ngrihet pa pasagjerë në rrugën e kthimit në rast se vëren se situata e sigurisë është përkeqësuar.

Një zyrtar i Bashkimit Europian tha se Assad duket se po përgatitet për të treguar muskujt e vet ushtarakë përreth Damaskut, ndoshta përmes izolimit të qytetit nga një rrjet pikash kontrolli. "Rebelët po fitojnë terren, por avancimi është i ngadaltë. Ne nuk mund të flasim ende për 'ditët e fundit të Assad'", tha zyrtari për "Reuters" në kushtet e anonimitetit.

"Në periferi të Damaskut ka luftime me mortaja. Regjimi po mendon të mbrojë veten me pika kontrolli gjatë ditëve të ardhshme. Duket se po përgatitet për një betejë të madhe në kryeqytet".

Assad po lufton një kryengritje që doli nga një seri demonstratash paqësore për reforma demokratike, por u përshkallëzua në luftë civile pas shtypjes së dhunshme të protestuesve. Deri më sot rreth 40 mijë njerëz janë vrarë.

Damasku "fik" internetin dhe fluturimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

ILIRIA NEWS AGENCY: Shkup, incident i radhës në autobusët urban

ILIRIA NEWS AGENCY
ILIRIA NEWS AGENCY
thumbnail Shkup, incident i radhës në autobusët urban
Nov 30th 2012, 10:05


Një incident i radhës ka ndodhur dje në autobusët urban të Shkupit, me ç`rast janë lënduar dy të rinj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

ILIRIA NEWS AGENCY: Ambasada e SHBA lajmëron ndryshimet në Aplikacionin për viza joemigruese

ILIRIA NEWS AGENCY
ILIRIA NEWS AGENCY
thumbnail Ambasada e SHBA lajmëron ndryshimet në Aplikacionin për viza joemigruese
Nov 30th 2012, 10:23


Ambasada e SHBA në Maqedoni lajmëron për ndryshimet në procesin e aplikimit për viza joemigruese dhe për procesin e caktimit të terminit. Duke filluar nga

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

ILIRIA NEWS AGENCY: Kërcënime të “branitellave” maqedonas kundër shqiptarëve

ILIRIA NEWS AGENCY
ILIRIA NEWS AGENCY
thumbnail Kërcënime të "branitellave" maqedonas kundër shqiptarëve
Nov 30th 2012, 10:34


Ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë të njohur si “branitellat” në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni nga rajoni i Kumanovës përmes së shoqatës së

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

ILIRIA NEWS AGENCY: Në Maqedoni ofrohen derivate jocilësore

ILIRIA NEWS AGENCY
ILIRIA NEWS AGENCY
thumbnail Në Maqedoni ofrohen derivate jocilësore
Nov 30th 2012, 10:11


Inspektorati i Tregut në Maqedoni ka zbuluar  se dhjetëra pompa të benzinës kanë ofruar derivate jocilësore të naftës, të përziera me sasi të madhe të

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

ILIRIA NEWS AGENCY: Bild: Tribunalet t`ia lëmë të kaluarës

ILIRIA NEWS AGENCY
ILIRIA NEWS AGENCY
thumbnail Bild: Tribunalet t`ia lëmë të kaluarës
Nov 30th 2012, 10:01


Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild ka komentuar lirimin e Ramush Haradinaj dhe komentet dhe reagimet nga Beogradi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

ILIRIA NEWS AGENCY: Maqedonasit kërkojnë lirimin e Tarçullovskit nga Tribunali

ILIRIA NEWS AGENCY
ILIRIA NEWS AGENCY
thumbnail Maqedonasit kërkojnë lirimin e Tarçullovskit nga Tribunali
Nov 30th 2012, 10:20


Mediat maqedonase kanë shkruar sot se Tribunali i Hagës pas dy vendimeve për shpalljen e pafajësisë për gjeneralët kroatë dhe ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj,

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Nacionale: Pala mbrojtëse kërkon përsëri lirimin e Limajt

Nacionale
Nacionale
Pala mbrojtëse kërkon përsëri lirimin e Limajt
Nov 30th 2012, 09:27

Pala mbrojtëse e Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij sot pritet ta dorëzojnë në Gjykatën Supreme të Kosovës kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ndaj aktvendimit të kolegjit të kësaj gjykate për mos heqjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit në rastin "Kleçka", të cilën ia pati caktuar trupoi gjykues i Gjykatës së Qarkut. Avokati i Fatmir Limajt, TahirRrecaj, ka shprehur optimizëm se pas shqyrtimit të kësaj kërkese supremja në shkallë të tretë do ta anuloj vendimin...

Media files:
limaj_759402.jpg (image/jpeg, 0 MB)
You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Panorama ONLINE: Berisha: Shqipëria etnike në 67 mijë km2

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Berisha: Shqipëria etnike në 67 mijë km2
Nov 30th 2012, 09:48

Dje gjatë përurimit

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se kufijtë etnikë të Shqipërisë përpara se ajo të copëtohej ishin 67 mijë kilometra katrorë. Gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës "Kont Leopold Bertold", ai u shpreh se "Konti Bertold, qeveria dhe vendi i tij, Perandoria Austro-Hungareze prej vitesh ishin të përcaktuar për Shqipërinë etnike, Shqipërinë e trojeve shqiptare ku banonin shqiptarët, Shqipërinë e 67 mijë kilometrave katrorë, vend kryesor në gadishullin e Ballkanit, në pjesën jugperëndimore të tij. Por, momenti, aleanca ballkanike dhe faktorë të tjerë bënë të pamundur asokohe realizimin e këtij shteti të pavarur".
Pas 11 vjetësh, një arterie e re i shtohet kryeqytetit. Rruga e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës lidh Unazën, bulevardin "Bajram Curri" me rrugën "Ali Demi". Të pranishëm në ceremoninë e djeshme ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zv.presidenti i Parlamentit  Austriak, Fritz Neugebauer dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë. "Nuk është e rastësishme që për datën dhe ditët historike që po kalojmë, vendosëm që kësaj rruge të standardit europian t'i vëmë një emër të nderuar të një personaliteti historik, të cilin, ndonëse errësira ideologjike e fshiu për 50 vjet nga librat e historisë, këtu në Shqipëri ne sot e rizbulojmë dhe e nderojmë emrin e ministrit të Jashtëm të një perandorie, e përbërë nga dy vende mike, Austria dhe Hungaria, i cili qëndroi vendosmërisht për Pavarësinë e Shqipërisë", tha Basha. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe zv.presidenti i Parlamentit të Austrisë, z. Fritz Neugebauer. Zoti Neugebauer  garantoi se ashtu si 100 vjet më parë, konti Bertold mbështeti Shqipërinë të mos zhdukej nga harta e Europës, po kështu edhe sot Austria do ta mbështesë Shqipërinë të bëhet pjesë e Europës. Rruga tërësisht e re, ka një gjatësi prej 312 metrash dhe një gjerësi prej 15 metrash.  Në të dyja anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi me gjerësi 2 m dhe trotuare në të dy anët e rrugës me gjerësi 2,5 m. Përgjatë rrugës ka ndriçim, si dhe hapësira të gjelbra. Gjithashtu, është ndërtuar i gjithë rrjeti i nevojshëm i ujësjellës – kanalizimeve. Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimet. Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar të gjitha familjet, shtëpitë e të cilëve u prishën për ndërtimin e kësaj rruge.

Kush ishte konti Bertold
Më 12 shkurt 1912, konti Bertold u emërua ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë. Që pas disa muajsh ai i kërkoi Ismail Qemalit të shpallë pavarësinë në mënyrë që Serbia të mbetej pa dalje në det. Dalja e Serbisë në Adriatik kishte për të pasur pasoja tragjike për shqiptarët. Konti Bertold e kishte përkrahjen e madhe, apo si quhej në diplomaci "çekun e bardhë" të Gjermanisë në vendimin e Austro-Hungarisë për "luftë me të gjithë", që e pengonin pavarësinë e Shqipërisë. Ai e ndihmoi Ismail Qemalin për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, për të themeluar shtetin shqiptar si një domosdoshmëri jetike për të shpëtuar shqiptarët, kombin që ai e donte dhe respektonte, nga shuarja e tyre nga harta politike e Europës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Panorama ONLINE: Fini: Berisha theksoi identitetin shqiptar, jo shfaqje nacionalizmi

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Fini: Berisha theksoi identitetin shqiptar, jo shfaqje nacionalizmi
Nov 30th 2012, 09:50

Kreu i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, mbështeti Kryeministrin shqiptar pas deklaratave për hapësirat shqiptare. "Kryeministri Berisha kishte një fjalim patriotik, në kuptimin e plotë të fjalës. Atdheu është vlerë, por askush nuk mund të lexojë në fjalët që ai tha qëllime të tipit nacionalist, në kuptimin negativ të fjalës. Unë besoj se kjo sjellje duhet vlerësuar dhe pala italiane duhet t'ua bëjë të njohur edhe partnerëve të Bashkimit Europian që ta gjykojnë situatën në Shqipëri me qetësi dhe pa asnjë lloj paragjykimi", tha Fini gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë me gazetarë. sipas tij, "Kryeministri Berisha ka vënë në dukje identitetin kombëtar të shqiptarëve, pa rrëshqitur në nacionalizma, dhe është pikërisht kjo që vlerësohet nga partnerët ndërkombëtarë, kur Shqipëria merr nota pozitive për rolin e saj stabilizues dhe të moderuar në rajonin e Ballkanit".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Panorama ONLINE: Majko: Deklarata e Berishës? Historia duhet folur siç është

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Majko: Deklarata e Berishës? Historia duhet folur siç është
Nov 30th 2012, 09:51

Pandeli Majko

Anëtari i Kryesisë socialiste, Pandeli Majko, tha dje nga Korça, i pyetur rreth deklaratave të Kryeministrit Berisha, se historia duhet të shkruhet bazuar në protokolle, ndërsa hodhi poshtë reagimet që vijnë nga Greqia se po flitet për një Shqipëri të Madhe. "Nuk besoj se në Shqipëri ka politikanë të cilët të kërkojnë ndryshime kufijsh dhe ndryshime territori", tha Majko. Përsa i përket deklaratës së Kryeministrit Berisha, Majko tha se "këto deklarime i mirëkuptoj totalisht në sensin që diskutohet historia dhe historia duhet folur ashtu siç është". "Është historia dhe duhet folur me gjuhën e historisë e të protokolleve të saj. Veç këto detaje të rëndësishme të respektohen ashtu siç kemi kërkuar të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen ndërkufitare, një histori për të cilën shpresoj që të gjendet një zgjidhje, por nuk besoj se mund të ndodhë me këtë qeveri", tha Majko. Duke komentuar anulimet e vizitave të Presidentit maqedonas dhe ministrit të Jashtëm grek Avramopulos, Majko tha se shqiptarët nuk janë duke shprehur negativizëm karshi fqinjëve. Rajoni ynë, Ballkani, nuk është mësuar me një festë kaq të madhe të shqiptarëve. "Askush nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kjo, pasi nacionalizmi i shqiptarëve është patriotik. Askush nuk kërkon të ndryshojë kufijtë apo të çojë mesazhe të ndonjë historie konfliktuale. Ne duam të hyjmë në familjen e madhe europiane dhe jemi pjesë e një strukture të tillë sigurie si NATO-ja, që nuk mund të diskutohen elementë të natyrave të tilla, a thua se jemi në shekullin e 19-të apo në ndonjë shekull tjetër. Mendoj se konteksti i asaj çfarë shqiptarët nga Vlora dhe në të gjithë vendin festuan, nuk ka të bëjë aspak me ndonjë logjikë negativiste karshi fqinjëve tanë. Historia është ajo që është, pavarësisht se me shqiptarët është sjellë më keq se me çdo komb tjetër", tha Majko.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Panorama ONLINE: Festivali i verës shqiptare, 28 kantina në garë

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Festivali i verës shqiptare, 28 kantina në garë
Nov 30th 2012, 09:25

TIRANË- Hapet në Tiranë me mbështetjen e Bashkisë së kryeqytetit festivali i verës shqiptare. Në ceremoninë e hapjes ka folur ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili ka deklaruar se në garë do të jenë 28 kantina.

Sipas tij, synohet prodhimi i një vere cilësore që nxirret nga varietetet e rrushit shqiptar, që vec cilësore duhet të jetë edhe origjinale, që të identifikohet me vendin.

"Vera është një ndër simbolet përfaqësuese të kombeve që prodhojnë verë, jemi krenarë edhe për verën. Shqipëria është një vend mesdhetar i brezit të artë gjeonatyror të kultivimit të verës, është toka, dielli dhe uji dhe vreshti, ky kuartet nuk i ka munguar Shqipërisë për të qenë prodhues i verës së mirë"- tha Ruli.

Sipas tij, tradita jonë në produktin e këtij produkti nuk është as e gjatë e as e konsoliduar. Kjo sepse, bujqësia jonë është e dominuar nga parcelat e vogla që s'jepnin mundësi për zhvillimin e vreshtave të mëdhenj.

Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët ta vizitojnë panairin.

"Vizitojeni dhe fusni në koleksion dicka që do të ketë vlerë të pakrahasueshme, verën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Jam i bindur se sasia totale e verës së prodhuar do të jetë e pamjaftueshme për të kënaqur dëshirën e qytetarëve për ta provuar atë në festat e fundvitit, apo për ta ruajtur për më vonë"- tha Basha .

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Panorama ONLINE: Berisha për ministrin grek: Miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Berisha për ministrin grek: Miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre
Nov 30th 2012, 09:55

Berisha dje ne konference shtypi

Kryeministri: Enveri vrau e burgosi 100 mijë shqiptarë.

"Zogu u rivarros më 17 nëntor për t'i hequr turpin vendit, po atë ditë i hodhën në erë varrin e nënës"

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje bojkotin që u bëri Greqia festimeve zyrtare për 100-vjetorin e pavarësisë, pas deklaratave të tij për shtrirjen e Shqipërisë nga Preveza në Preshevë.   Në një konferencë për shtyp me homologun e tij slloven Janez Jansa, por edhe gjatë një daljeje në mbrëmje para mediave, i pyetur nga gazeta "Panorama", kreu i Ekzekutivit u shpreh: "Nuk shtoj asgjë. Francezët kanë një përgjigje: Miqtë shkëlqejnë gjithnjë me mungesën e tyre. Unë, sa u përket mediave, në Ballkan, por edhe në Europë, nuk ka njeri që i do më shumë mediat. Edhe kur shkruajnë kundër meje, edhe kur shkruajnë pro meje, unë prapë mbetem dashnor i tyre".
Eshtrat e Zogut
Kreu i qeverisë komentoi gjithashtu vendimin e Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin, për të rivarrosur pikërisht më 17 nëntor eshtrat e Mbretit Zog. Në të njëjtën ditë me çlirimin e Tiranës në vitin 1944, u hodh në erë Mauzoleu me eshtrat e nënës së Ahmet Zogut. "Disa komente që janë bërë lidhur me datën 17 nëntor, askush nuk mund të ndihet i fyer. Pse u zgjodh data 17 nëntor? Për t'i hequr një turp vendit. Hedhja në erë e një varri përbën një turp kombëtar, është jashtë çdo tradite të shqiptarëve. Varret e armiqve nuk janë prekur kurrë. Aty ku janë varrosur, aty janë. Kurse këtu akti i parë, festuan duke hedhur në erë mauzoleun e një nëne shqiptare, të një gruaje të një prej familjeve më të mira të Matit dhe Shqipërisë së Veriut. Duke përuruar mauzoleun më 17 nëntor, nuk u bë gjë tjetër vetëm se u mbyll një histori turpi", tha Kryeministri. I pyetur nga gazeta "Panorama" lidhur me mungesën e përurimit të shtatores së Ahmet Zogut, ai tha: "Viti vazhdon, jemi në vitin e pavarësisë. Janë një seri përurimesh. Do të përurohet tuneli i 100-vjetorit, do të përurohet autostrada e 100-vjetorit, do të përurohet shtatorja e Mbretit Zog. Do të mblidhet përsëri komiteti, do të përcaktojë përsëri disa detyra. Për shembull sot ne përuruam rrugën e Kontit Bertold".
Therja e qengjave
Kryeministri komentoi gjithashtu një nga deklaratat më të diskutuara për therjen e një mijë deshve dhe një mijë qengjave me rastin e Pavarësisë. Në konferencën e djeshme ai tha se dhuratat e barinjve u shpërndanë në mënyrën e duhur teksa ironizoi edhe kreun e PS-së, Edi Rama, lidhur me librin e tij "Kurban". "Falënderimi im është për të gjithë ata që dhuruan qengja e desh për këtë festë. Natyrisht, ato u shpërndanë sipas një rregulli. Ai që priste të shihte brirë deshësh dhe këmbë qengjash nëpër rrugë për të shkruar veprën tjetër, për të shkruar 'Kurbanin' bis, nuk e mori dot këtë kënaqësi. Por unë i falënderoj barinjtë për bujarinë e tyre", u shpreh Berisha. Pasi falënderoi këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, për spektaklin që dha në Tiranë, kreu i qeverisë tha: "E gjithë lodhja e padiskutueshme e akumuluar gjatë një muaji rresht dhe më gjatë u shkri, ishte shiu, por isha i gatshëm të dancoja bashkë me të rinjtë në shesh nën ritmet e saj".
Deklarata e Metës
Në konferencën e mbrëmshme për shtyp, Berisha u pyet edhe për deklaratat e aleatit të tij në qeveri, Ilir Meta, për ridimensionimin e figurës së Enver Hoxhës. Sipas Kryeministrit, duhet vlerësuar Lufta Nacional-Çlirimtare, por jo ajo që Enver Hoxha i bëri Shqipërisë. "Sali Berisha nuk e ka mohuar kurrë Luftën Nacional-Çlirimtare. E ka quajtur dhe e quan një nga faqet më të ndritura, kjo është bindja ime. Lufta duhet parë me të vërtetat e veta. Enver Hoxhën në krye të PK-së e vendosi Dushan Mugosha. Në mbledhjen e parë themeluese ai është zgjedhur për financat. Si kryekujdestar është lënë Ramadan Çitaku. Enver Hoxha u mbajt në inkubator një vit dhe vetëm pas një viti u vu si Sekretar i Parë. U vu, si u vu, lufta është një meritë e madhe. Por ato çka i bëri ai Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë ju nuk mund t'i imagjinoni. Mbi 100 mijë shqiptarë të burgosur, të internuar, të vdekur në burgje dhe të pushkatuar me gjyq apo pa gjyq", tha Kryeministri.
Parlamenti dhe stadiumi i ri
Në fund ai foli edhe për kompleksin e ri parlamentar dhe stadiumin e ri, të cilat ishin parashikuar të bëheshin për 100-vjetorin e pavarësisë. "Absolutisht do të bëhen. Që do të bëhen, do të bëhen, por që të bëhen jashtë procedurave, këtë nuk mund ta them. Nuk është një investim personal i imi, nuk është një investim disa qindra mijëra euro që mund të zgjedhësh procedura më të thjeshta, por ai është investim shumë serioz. Në këtë kontekst, të gjitha procedurat do të ndiqen. Për të shpallur tenderin duhet edhe projekt më i gjerë se sa ai që është paraqitur. Prix ka marrë përsipër ta përfundojë. Sapo të përfundojë projekti, ai do të realizohet. Sa i takon stadiumit, i është dhënë FSHF-së, janë transferuar të gjitha aksionet e qeverisë. Kjo nuk do të thotë që qeveria nuk do ta ndihmojë. Do të jetë Federata që do të zbatojë projektin që ajo mendon. Qeveria, sapo Federata të jetë gati, do të jetë gati të japë kontributin e vet. Por tuneli është ëndrra, stadiumi ja ku është". Berisha tha gjithashtu se sot historia nuk është ajo e një viti më parë.

ADI SHKEMBI

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Panorama ONLINE: Greqi, mediat kundër Berishës

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Greqi, mediat kundër Berishës
Nov 30th 2012, 10:09

Mediat dhe partitë politike greke reagojnë ndaj deklaratave të Kryeministrit shqiptar.

Avramopulos: Të shohim 100 vite para, jo 100 vite pas.

"Liderët në politikë duhet të shohin 100 vjet përpara dhe jo 100 vjet pas".  Kjo ka qenë deklarata e parë e ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, menjëherë pas njoftimit të deklaratës së bërë nga Kryeministri Berisha mbrëmjen e 27 nëntorit.
Këtë lajm e dha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke në edicionin e mbrëmjes të televizionit shtetëror "NET". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekuras, tha mbrëmë se "Shqipëria e mori mesazhin". "Ka shumë arsye pse zoti Berisha e ka bërë atë deklaratë. Ajo që ka rëndësi është se ai e bëri këtë deklaratë, dhe ajo është e papranueshme. Prandaj pati një reagim nga ministri i Jashtëm, ku u kërkua dhe reagim. Në të vërtetë pati një reagim nga pala shqiptare, gjë që tregon se mesazhi u mor", tha Delavekuras. Sipas zëdhë-nësit, duhet treguar kujdes, nacionalizmi është një kërcënim i madh për fqinjësinë tonë në Ballkan. "Greqia është një vend lider në rajon dhe do të vazhdojë të jetë me dyer të hapura që të mund të shkojmë përpara", u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Delavekuras.
Mediat
Reagime të forta vijojnë të transmetojnë mediat greke pas qëndrimeve të reja të Kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Pas deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Avramopoulos, duke thënë se "francezët kanë një përgjigje: Miqtë shkëlqejnë gjithnjë me mungesën e tyre", "Berisha ironizon", shkruan e përditshmja "Ta Nea".

(Artikullin  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Rihanna, në shtrat me Chris Brown (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Rihanna, në shtrat me Chris Brown (FOTO)
Nov 30th 2012, 09:58

Tashmë nuk ka më dyshime se ata janë rikthyer së bashku. Për ta vërtetuar këtë gjë ka menduar Rihanna, e cila pasi publikoi një foto lakuriq të Chris disa ditë më parë, tashmë ka publikuar një foto të të dyve në të njëjtin shtrat. Në foto duket Rihanna që ka përqafuar dhe puthuar Chris, ndërsa ka shkruar "zemra ime". Ata u ndanë në 2009-n pas rrahjes së dhunshme që Chris i bëri Rihannës, por prej disa muajsh kanë filluar që të frekuentojnë sërish njëri-tjetrin.

By his side: It seems Rihanna, pictured right in London on Tuesday, is in Germany and attended Chris' Frankfurt concertBy his side: It seems Rihanna, pictured right in London on Tuesday, is in Germany and attended Chris' Frankfurt concert

Back together?: Rihanna and Chris, pictured in Berlin together last week, have done little to quash rumours they have rekindled their relationship

Setting tongues wagging: Last week Rihanna shared a photo of Chris topless and lying on her bed

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: 38 vjeçari u qëllua me 15 plumba në hyrje të shtëpisë. Dyshohej për disa vrasje

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
38 vjeçari u qëllua me 15 plumba në hyrje të shtëpisë. Dyshohej për disa vrasje
Nov 30th 2012, 09:32

Festimet në Shkodër për 100 vjetorin e Pavarësisë u mbyllën në mënyrë tragjike. Plumbat mbi 38 vjeçarin Edmir Koçia nuk janë dëgjuar për shkak të fishekzjarrëve.

Sapo ai kishte zbritur nga makina dhe po hapte derën, është qëlluar me 15 plumba. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në lagjen periferike "Tepe". Dyshimet janë se ai është qëlluar nga më shumë se një person pasi plumbat kanë ardhur nga dy drejtime të ndryshme.

Katër plumba e kanë goditur babanë e katër fëmijëve në organet jetësore.

Policia ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje dhe dyshon se motivi ka qenë hakmarrja.

Koçia ishte i dyshuar për disa vrasje.

Ai është arrestuar në vitin 2006 për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, ku u vranë Artur Talani dhe Fatbardh Truma. Ai u lirua pasi nuk u siguruan prova për ta fajësuar për këtë krim. Në shtëpi policia i gjeti një arsenal të tërë armësh dhe mjetesh luftarake, por një i afërm i tij deklaroi se ishin të tijat, duke e shfajësuar Koçian.

Po ashtu policia thotë se në vitin 2006 kishte arritur të përgjonte një grup, që kishte bërë në plan vrasjen e Koçias. Policia arrestoi dy persona, që kishin bërë gati 50 milion lekë të vjetra për të vrarë Koçian. Të arrestuarit ishin Ervis Kilashi dhe Bledian Bilali. Ata u dënuan me dy vite burg.

Ndërkohë në vitin 2009, Bledian Bilali u gjet i vrarë së bashku me të shoqen në Bulqizë. Atëherë u tha se bëhej fjalë për krim në familje.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Ushtarakët grekë bojkotuan paradën e 100 vjetorit të Pavarësisë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ushtarakët grekë bojkotuan paradën e 100 vjetorit të Pavarësisë
Nov 30th 2012, 09:42

Pas bojkotit të kryediplomatit grek, Avramopoulos, edhe ushtarët grekë kanë bojkotuar zyrtarisht paradën e Forcave të Armatosura shqiptare, që u realizua për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Tre përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Greqisë janë rreshtuar krah kolegëve të tyre të NATO-s në kuadratin e tyre, por pas një bisede me një person që ka zgjatur vetëm pak minuta, tre ushtarët grekë kanë kërkuar takim urgjent me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilëve u kanë komunikuar mospjesëmarrjen në paradë.

Ata kanë pohuar se njëri prej ushtarëve është sëmurë, por ndonëse sipas GSH u është kërkuar të parakalojnë dy prej tyre, ata janë përgjigjur me një JO të prerë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Skolari shkakton polemika në prezantim: Lojtarët që nuk e durojnë presionin, të punojnë në Bankën e Brazilit

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Skolari shkakton polemika në prezantim: Lojtarët që nuk e durojnë presionin, të punojnë në Bankën e Brazilit
Nov 30th 2012, 09:43

Luiz Felipe Skolari nuk e ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme eksperiencën e tij të dytë si trajner i Brazilit, pasi që në ditën e prezantimit është ndeshur me vështirësi të paparashikuara por shkak të një batutë të bërë gjatë konferencës për shtyp. Pasi u premtoi brazilianëve titullin e 6-të Kampion Bote, Skolari tha se lojtarët që nuk e duronin trysninë, bënin më mirë të zgjidhnin një punë të lehtë në "Banco do Brazil", banka kombëtare e këtij vendi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bankës, që e cilësoi të gabuar këtë deklaratë të trajnerit të sapozgjedhur duke kritikuar ashpër nënvlerësimin që i kishte bërë punonjësve të saj.

"Banka ndjehet krenare për 116 mijë punonjës që veshin ngjyrat e saj, ngjyrat e Brazilit, çdo ditë, duke punuar me përkushtim për nevojat e klientëve. Felipao (emri me të cilin Skolari njihet në Brazil), jo vetëm tregoi mungesë respekti ndaj punonjësve të bankave, por tregoi mungesë të plotë njohurie rreth realitetit të punës në sistemin financiar. Shpresojmë që ai të mos jetë aq larg botës së futbollit sa është me realitetin e situatës së punës në bankë", ishte batuta e përfshirë në deklaratën e bankës braziliane.

Duket se ky reagim ka shtyrë Skolarin të kërkojë menjëherë falje, siç u konfirmua nga një deklaratë tjetër për shtyp e lëshuar nga banka pak orë më vonë, e cila sqaroi se trajneri ishte një klient i saj prej shumë kohësh.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Shpëtim Gjika: Qeveria e braktisi drekën, por festa ishte më e bukur pa ta

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Shpëtim Gjika: Qeveria e braktisi drekën, por festa ishte më e bukur pa ta
Nov 30th 2012, 09:10

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është shprehur se  shmangia e drekës në Vlorë nga qeveria është përgjegjësi e tyre dhe se festa pa ta ishte akoma më e bukur.

"Sigurisht që ata nuk morën pjesë dhe është përgjegjësi vetëm e tyre. Para 5 vitesh ka qenë po kjo mazhorancë në pushtet dhe i kam pasur në krah në drekën zyrtare që ka organizuar kryetari i Bashkisë edhe presidentin e asaj kohe, zotin Topi, edhe kryetaren  e Kuvendit, edhe kryeministrin e Shqipërisë. Dhe nuk kishte asnjë arsye që kjo mos të ndodhte sot. Përzgjodhën të vinin natën në darkë, të hanë darkë veçmas, kjo është puna e tyre dhe problem krejtësisht i tyre. Unë me të gjithë shqiptarët kemi qenë të përgatitur për datën 28 nëntor. Kam organizuar drekën sipas Protokollit të Shtetit Shqiptar dhe kanë qenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në vendin tonë. Përzgjodhën të mos vijnë, nuk është se na u prish festa. Madje mund të them me plot bindje se ishte akoma më e bukur", deklaron Gjika për gazetën Shekulli.

Gjika është shprehur se nuk ia dolën ta shpërngulin pavarësinë si datë dhe si vend pasi: "Më shumë sesa këmbëngulja ime, ka qenë këmbëngulja e qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet, të cilët erdhën në Vlorë dhe erdhën në datë 28. Ndërsa qeveria nuk pati asnjë shans t'i bashkëngjitej kësaj feste. Por, nuk ka pasur absolutisht asnjë kontribut në organizimin e kësaj feste. Dhe dëshiroj të mos ndodhë më kështu herë të tjera", apelon Gjika.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Oficerin e çoi drejt vetëvrasjes kredia dhe tatimorët

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Oficerin e çoi drejt vetëvrasjes kredia dhe tatimorët
Nov 30th 2012, 09:22

Ndërkohë që kolegët e tij po parakalonin në Sheshin Skënderbej, kapteri Gëzim Taraj kishte vendosur t'i jepte fund jetës së tij në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, në katin e parë.

Pasi ka marrë armën e një kolegu, ai ka qëlluar mbi veten. Më përpara mësohet se ai i kishte telefonuar të shoqes për t'i treguar për vendimin e marrë.

Taraj kishte disa kohë që ishte mbyllur në vetvete, ndërkohë mësohet se shkak i depresionit të tij ishte një kredi prej 70 milion lek të vjetra, që kishte marrë për blerjen e një banese. Por jo vetëm kaq, tatimorët po ia nxinin jetën pasi ai kishte hapur një dyqan të vogël.

Vjehrra e tij, Lavdije Sula, duke folur për Panorama, thekson: "Gëzimi ishte tip i mbyllur, sidomos kohët e fundit ishte mbyllur edhe më shumë në vetvete. Të paktën kështu më thoshte vajza. Por ajo nuk më ka thënë që kishin ndonjë problem serioz, gjëra normale si në çdo familje. Kishin edhe disa halle ekonomike, sepse kishin marrë një kredi të vogël për shtëpinë dhe dihet që kredia aq sa të ndihmon në fillim, të bëhet pengesë më vonë. Por edhe probleme me një dyqan ushqimor që ka poshtë pallatit, shumë i vogël, por çdo ditë i vinin tatimorët dhe i ishin kthyer në stres".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Kushtetua nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kushtetua nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë
Nov 30th 2012, 09:41

Referendumi që do të vendoste nëse qytetarët e Kosovës do të donin të bashkoheshin me Shqipërinë, nuk mund të realizohet për sa kohë që është në fuqi Kushtetuta aktuale e Kosovës.

Eksperti i së drejtës kushtetuese, Xhavit Shala, ka thënë se për t'u jetësuar iniciativa e Aleancës Kuq e Zi për mbajtjen e referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën duhet ndryshuar Kushtetuta e Kosovës. Aleanca Kuq e Zi ka nisur një peticion, i cili pasi të firmoset nga qytetarët e të dyja vendeve, do t'u dorëzohet parlamenteve në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët do të duhet të votojnë për referendumin popullor për bashkim.

"Iniciativa për të organizuar referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ka një pengesë kushtetuese, e përcaktuar në nenin 1, pika tre (3), që thotë se 'Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti'. Në këtë rast, për t'i evituar këto pengesa duhet të amendementohet Kushtetuta e pastaj të organizohet referendumi për një gjë të tillë", ka thënë Shala. "Mungesa e Ligjit për referendumin është elementi tjetër pengues për mosorganizimin ose mosmbajtjen e referendumit". 

Peticioni për referendum ka nisur të nënshkruhet më 28 nëntor në kufirin që ndan Shqipërinë dhe Kosovën. Për të ka folur vetë lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu./KD

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions