Pages

Tuesday, December 11, 2012

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Jarinjë e Merdare, zbatohet marrëveshja kufitare Kosovë-Serbi

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Jarinjë e Merdare, zbatohet marrëveshja kufitare Kosovë-Serbi
Dec 11th 2012, 10:04

Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdarë dhe Jarinjë po vazhdon të zbatohet pa asnjë problem marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit. Zëdhënësi i poicisë së Kosovës, Baki Kelani tha për transmetuesin publik se gjatë natës dhe në orët e mëngjesit çdo gjë ka shkuar mirë dhe se marrëveshja po zbatohet pa asnjë problem.
Në pikat kufitare në Merdarë dhe Jarinjë gjatë natës së mbrëmshme përveç kalimit të personave ka pasur edhe kalim ta mallrave komerciale. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci i cili tha se çdo gjë po ecën pa asnjë problem.
Fillimi i zbatimit të marrëveshjes IBM është përshëndetur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi e ka quajtur vendosje te fakto dhe dejure të kufirit me Serbinë, ndërsa ka bërë të ditur se nga 31 dhjetori marrëveshja do të fillojë të zbatohet edhe në dy pikat tjera kufitare me Serbinë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment