Pages

Wednesday, December 19, 2012

Gazeta SHQIP: Mjetet e konfiskuara për skrap, Ristani debaton me Dogjanin

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Mjetet e konfiskuara për skrap, Ristani debaton me Dogjanin
Dec 19th 2012, 09:46

Siguria

Shqyrtimi i projektligjit "Për trajtimin dhe destinacionin e mjeteve rrugore dhe lundruese të konfiskuara" shoqërohet me debate mes deputetëve të opozitës, mazhorancës dhe zv.ministrit të Brendshëm, Arben Ristani. Socialistët deklaruan se Ministria e Brendshme po dërgon për skrap rreth 4500 makina, të cilat janë vjedhur e dëmtuar brenda komisariateve. Vendimi për të dërguar për skrap makinat e bllokuara nga policia, ka rikthyer edhe njëherë debatin për fatin e mjeteve pa dokumente të përdorura nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Debati i ashpër u bë mes socialistit Asllan Dogjani dhe zv.ministrit Ristani, pasi ky i fundit nuk kishte statistika të sakta për mjetet që do të shkonin për skrap. "Nuk është ky objekti. Mjetet duhet të kalojnë në rezervat e shtetit dhe e bëjnë ata këtë gjë jo komisariatet. Informacioni juaj është gënjeshtër", iu drejtua Ristani. Por Dogjani iu kundërpërgjigj me fjalët "nuk ke ardhur këtu për të thënë se çfarë është gënjeshtër apo jo. Ke ardhur t'u përgjigjesh pyetjeve. Se çfarë është gënjeshtër apo jo e di unë që kam prova. Nëse ke informacion, fol pasi atje te KQZ je mësuar ndryshe".

 

4500 mjete - Sipas draftit janë 4500 mjete të sekuestruara deri në 2010, të cilat do të shiten ose do të kalojnë për skrap

Mjetet e konfiskuara për skrap, Ristani debaton me Dogjanin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment