Pages

Wednesday, December 5, 2012

Gazeta Panorama ONLINE: Letër Ramës: Veliaj po e kthen FRESSH në harem

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Letër Ramës: Veliaj po e kthen FRESSH në harem
Dec 5th 2012, 08:33

"Dega e PS në Greqi, me ndihmën e sekretarit për Rininë dhe Emigracionin, Erjon Veliaj, është kthyer në 'një harem'". Këtë shkruajnë në letrën e tyre kryetarja e FRESSH-it, dega Greqi, Borina Voko dhe kryesia e këtij forumi, dërguar Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Elisa Spiropalit dhe kryetares së Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka.

Reagimi i Forumit Rinor të degës së Greqisë erdhi një ditë pasi sekretari i Rinisë dhe Emigracionit, Erjon Veliaj, përmes një shkrese të firmosur prej tij, kërkon shkarkimin e kryetares së FRESSH-it dhe ngritjen e një Bordi Drejtues të FRESSH-it në vend të saj deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në letrën e tyre të zgjedhurit e Forumit Rinor socialist në Greqi japin argumente se e vërteta nuk është siç shkruhet në shkresën e Veliajt për shkarkimin e kryetares së tyre, por e kundërta e saj.

"Dje, më datë 3.11.2012, sekretari i Rinisë dhe Emigracionit, z. Erjon Veliaj, ka dërguar në e-mailin e FRESSH, dega Greqi, shkarkimin e kryetares së FRESSH, dega Greqi, Borina Voko. Pikë së pari, aty përmendet se janë bërë një sërë shkeljesh disiplinore nga ana e kryetares Borina Voko, gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë, por e kundërta, janë raportuar pikërisht nga ana e FRESSH, dega Greqi, në Sekretariatin e Rinisë dhe Emigracionit një sërë shkeljesh disiplinore dhe morale nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste, dega Greqi z. Artjan (Artur) Qirici", thuhet në letrën e anëtarëve të forumit drejtues të FRESSH-it Greqi. Sipas tyre, kryetari i PS-së në Greqi, duke pasur mbështetjen e vazhdueshme të sekretarit për Rininë, e ka kthyer partinë në harem.

(Lexoni letren e plote sot ne Panorama)

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment